Ka nisur edhe në selinë e Partisê Demokratike dega Fier procesi i votimit në kuadër të Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit 2025. I pranishëm në votimin e sotëm është edhe drejtuesi politik i qarkut Gazmend Bardhi , i cili ka dhënë udhëzimet për mbarëvajtjen e procesit.Sot garojnë 22 kandidatë sipas parimit Nje anëtar, një votë. Në selinë e degës Fier pritet të votojnę rreth 1000 anëtarë të cilët kanë të drejtë të votojnë vetëm një prej kandidatëve të listës.Te paret që hodhi votën në kutinë e votimit kane qene kandidatët për të vijuar me anëtarësinë.Ndërkohë procesi i votimit ka filluar edhe në Patos, Roskovec e Mallakastër ku pritet të votojnë rreth 4000 anëtarë, referuar pjesëmarrjes në proceset e mëparshme. Ndërkohë drejtuesi politik i Qarkut në nisje të procesit ka theksuar se të drejtën e votës d kanë ata anëtarë të cilët janë të psjisur me kartat e anëtarësisë para vitit 2021.
Ballina Shqiperia ime Primaret ne FIER, Gazment Bardhi: Do votojne vetem anetaret qe jane anetaresuar...