Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit.
Në Lushnjë ka pasur së paku 1440 votues, ndërsa procesi është shtyrë deri në 18.15 minuta. Divjaka ka mbyllur zgjedhjet, teksa kanë votuar 800 anëtarë të PD.
Në Pogradec kanë votuar 687 anëtarë, teksa në listë kanë qenë 1200 persona. Në Devoll u mbyll votimi, ku votuan 1371 anëtarë të Partisë Demokratike.
U mbyll votimi edhe në Kolonjë, ku votuan 557 anëtarë të PD-së. Në Berat po ashtu u mbyll procesi, ku kanë votuar 815 anëtarë të PD-së.Edhe ne Fier eshte mbyllur procesi i votimit pas shtyrjes prej nje ore nga afati kohor i vendosur.Tani pritet qe ne PD FIER te mberrijne kutite e votimit nga deget e PD ne Lushnje, Divjak, Patos , Roskovec e Mallakaster nga pritet te numerohen ne komisionin e ngritur per kete qellim nga do te shpallen edhe votat per seicilin nga 22 kandidatet per primaret