Ballina Shqiperia ime Prezantohej si efektiv policie,perfundon ne pranga

Prezantohej si efektiv policie,perfundon ne pranga

Një person që prezantohej si efektiv policie ka përfunduar në prangat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se i arrestuari, zhvaste shuma parash nga punonjëset e seksit në Tiranë me qëllim për të mos i “arrestuar”.

Fillimisht, ai linte takime me vajzat që shërbejnë si eskorta nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas i takonte. Fillimisht, ai hiqej si klient por më pas u deklaronte se ishte polic dhe në këmbim të parave mund t’i linte të lira.