Lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda pak javësh. Kështu tha presidenti amerikan Donald Trump i cili u takua sot me presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë.
Trump, gjatë takimit me Macron tha se presidenti Putin do të pranojë trupa paqeruajtëse evropiane në Ukrainë.
Bisedimet vijnë në një moment pasigurie të thellë për të ardhmen e marrëdhënieve transatlantike.