Ballina Shqiperia ime Prej disa ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 54-vjeçarit

Prej disa ditësh i zhdukur, gjendet trupi i pajetë i 54-vjeçarit

Pas disa orësh kërkime, forcat polumbare të RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të Valmir Lames, 54-vjeçarit që ishte shpallur i zhdukur prej së dielës.

Ai u gjet në rezervuarin e fshatit Kamenicë, pranë stanit të bagëtive të familjes. Familjarët kishin dyshuar se ai mund të ishte vetë-mbytur dhe kishin kërkuar ndihmën e forcave të specializuara.

Sipas të afërmve, Lame vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk ishte larguar më parë nga banesa.
Grupi hetimor po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.