Ballina Shqiperia ime Prangoset ne nje lokal ne Fier 20 vjecari pasi theu masen e...

Prangoset ne nje lokal ne Fier 20 vjecari pasi theu masen e “Arrestit ne shtepi”

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Th., 20 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”;


-arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 58 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasin I. Ç., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka hapur një adresë në rrjetet sociale, në emër të një 26-vjeçareje, dhe komunikon me persona të ndryshëm duke u kërkuar foto intime.

•Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 47 vjeç, banues në Ngurrëz, Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin K. B., 45 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.