Fier
Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari në qendër të qytetit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga pronari i një argjendarie, se një shtetas kishte vjedhur bizhuteri në subjektin e tij, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për këtë rast, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:
Sh. K., 35 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.