Ballina Shqiperia ime Pranga 30 vjecarit ne Fier, kishte përshtatur lokalin, me një sërë pajisjesh...

Pranga 30 vjecarit ne Fier, kishte përshtatur lokalin, me një sërë pajisjesh që shërbenin për lojëra fati

Fier/Vijon megaoperacioni i koduar “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte përshtatur lokalin, me një sërë pajisjesh që shërbenin për lojëra fati, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.

Sekuestrohen 7 njësi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat e lojërave dhe 41 bileta.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier zbuluan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundëligjshme.

Nga ndërhyrja në ambientet e lokalit, në lagjen “15 tetori”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Fier, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 njesi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat e lojërave dhe 41 bileta, që i shërbenin lojës së fatit “Gara me qen”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝�🙍️

denonconë112📞 ✅