Ballina Shqiperia ime Policia nis shoqërimet pas shpërthimit te nje lokali ne Vlore

Policia nis shoqërimet pas shpërthimit te nje lokali ne Vlore

Detaje të reja për ngjarjen në Vlorë ku mëngjesin e sotëm një lokali në zonën e Ujit të Ftohtë iu vendos eksploziv.

Mesohet se lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. Sipas burimeve nga policia eksplozivi ka qenë me fitil dhe autori dyshohet se ka qenë i maskuar.

Pasi ka ndezur fitilin autori është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz as në lokal dhe as pranë tij dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, të konsiderueshme. Policia ka nisur shoqërimet pas ngjarjes.