Ballina Shqiperia ime Policia jep detaje nga vrasja ne Fier ky mbeti viktim nje 23...

Policia jep detaje nga vrasja ne Fier ky mbeti viktim nje 23 vjecar

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xhuliano Mihaj., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xhimi Bakaj., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shkak per vrasjen e te riut sipas burimeve policore eahte bere divorci mes autorit dhe bashkeshortes me te cilen ka dy femije. Kjo e fundit kishte disa muaj qe ishte larguar nga banesa dhe bashkejtonte me 23 vjecarin. Autori e ka takuar ne rruge vitkimen dhe pas nje debati e ka qelluar tre here me thike.