Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi shtetasin R. K., 34 vjeç, banues në Lushnjë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skender Libohova”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. K., 44 vjeç, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Lushnjë:
•arrestoi në flagrancë shtetasin L. E., 46 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, kushëririn e tij;
•shpalli në kërkim shtetasin O. D., 35 vjeç, banues në fshatin Dushk, sepse dyshohet se me qëllim kanosjen, ka qëlluar në ajër, me pistoletë, në afërsi të banesës së shtetasit F. R., 20 vjeç. Gjatë natës, këta 2 shtetas dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, në një lokal në fshat. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. V., 64 vjeç, banues në Fier pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 53-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.