Ballina Shqiperia ime Policia Fier ndeshkon me gjobe kamionçinën e ngarkuar me inerte qe ...

Policia Fier ndeshkon me gjobe kamionçinën e ngarkuar me inerte qe i mungonte njëra prej targave

Reagim i Policisë Rrugore Fier

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale ku në qytetin e Fierit, shfaqet një kamionçinë e ngarkuar me inerte dhe i mungonte njëra prej targave, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë Rrugore Fier, ndëshkuan me masë administrative drejtuesin e kamionçinës, me 25000 lekë të rinj dhe i tërhoqën lejen e qarkullimit dhe lejen e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon qytetarët dhe mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.