Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda vuri në pranga shtetasin L. H., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, caktuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin E. G., 33 vjeç, banues në Mbrostar Ferko, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën e tij.
Policia Rrugore arrestoi shtetasin D. M., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, në qytetin e Lushnjës, ka përplasur një automjet të parkuar. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. L., 48 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në tokën e tij.
Më datë 22.08.2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ka kallëzuar shtetasi A. G., 45 vjeç, banues në Fier, se një shtetase me identitet turk në rrjete sociale, e ka mashtruar për t’i dhënë një shumë parash, me pretendimin se 45-vjeçari ishte përfitues i një trashëgimie. Punohet për verifikimin e këtij kallëzimi dhe për përcaktimin e autorësisë së rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.