Ballina Uncategorized Policia Fier jep detaje per aksidentin me nje viktim , shoqerohet shoferi...

Policia Fier jep detaje per aksidentin me nje viktim , shoqerohet shoferi ne polici

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në rrugën “Skënderbej”, Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin L. Ç., 81 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi L. Ç., ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.