Ballina Shqiperia ime Policia Fier jep detaje nga aksidenti ne Seman

Policia Fier jep detaje nga aksidenti ne Seman

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S..

Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën.

Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.