Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasit e shpallur në kërkim:
-Mario Saimeja, 21 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”;
-A. T., 28 vjeçe, banuese në fshatin Luar, pasi ka dalë jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për krime në fushën e narkotikëve.
Gjithashtu, arrestoi shtetasen A. D., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka dalë jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për krime në fushën e prostitucionit.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit
-E. P., 32 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Divjakë-Lushnjë”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. L., 41 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë 1 pasagjere në automjetin që drejtonte 41-vjeçari;
-M. Sh., 32 vjeçe, banuese në Kavajë, pasi ditën e djeshme, në qytetin e Lushnjës, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi H. T., i cili si pasojë ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. I., 46 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, babait të saj;
-K. T., 70 vjeç, banues në fshatin Çiflik, Lushnjë, pasi zjarri që ky shtetas ka ndezur për të djegur mbeturina në tokën e tij, si pasojë e erës, ka dalë jashtë kontrolli dhe ka djegur rreth 30 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.