Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes si i pandehur të deputetit të PS-së Plarent Ndreca nga SPAK.
Bardhi, i cili e kishte paralajmëruar këtë gjë, ka publikuar një video, ku vetëm një javë më parë Plarent Ndreca mohonte se ishte kallëzuar në SPAK.
Ai shkruan se tenderat publik në qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë dhe se klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Deputeti i Edi Ramës gënjeu publikisht kur deklaroi se është e pavërtetë që është nën hetim nga SPAK. Por, gënjeshtra mbulon zullumin vetëm për disa orë apo ditë, por e vërteta triumfon përgjithmonë!
E vërteta është që tenderat publik në Qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë. Klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës.
Për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet!
https://www.facebook.com/share/v/1AyFobpyjy/?mibextid=WC7FNe