77-vjeçari Nazis Musaj i cili plagosi me armë zjarri vëllanë në fshatin Çukas të Lushnjës, ka dëshmuar në polici se konflikti mes tyre për një pronë, ka nisur prej disa kohësh.
Ai ka njoftuar dhe policinë e zonës për këtë konflikt. Sa i përket momentit të sherrit, 77-vjeçari shprehet se vëllai i vogël e ka goditur disa herë, duke e vënë poshtë, kështu ai u detyrua të nxirrte armën dhe ta gjuante. Sipas dëshmisë, ai donte të vriste dhe veten, por e pa që vëllai ishte gjallë dhe nuk e bëri këtë veprim.
“Vëllai më i vogël më goditi disa here duke më vënë poshtë. I gjendur në këto kushte nxora pistoletën dhe e qëllova. Kisha kohë që kisha probleme me të, kisha njoftuar dhe te policin e zonës. Pasi e qëllova me pistoletë doja të vrisja dhe veten, por e pash qe ai nuk vdiq dhe nuk e bëra këtë veprim”, tha 77-vjeçari.