Ballina Shqiperia ime Plagosi me thikë në kokë të riun, arrestohet 32-vjeçari 

Plagosi me thikë në kokë të riun, arrestohet 32-vjeçari 

Dëmtoi me mjet të mprehtë një shtetas në kokë, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Shërbimet e seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër dhe ata të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në qytetin e Peshkopisë, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit J.K., 32 vjeç, banues në Peshkopi.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 32-vjeçari, në ambientet e ish-fabrikës së miellit në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë dhe i ka shkaktuar dëmtime në kokë, shtetasit S.B., 25 vjeç, banues në Peshkopi, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.