Një plagosje me thikë është regjistruar paraditen e kësaj të shtunë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Novoselë, ku i plagosur ka mbetur 33-vjeçari Albano Meçorrapaj.
Ky i fundit është dërguar në spital me plagë ndërsa për rastin është njoftuar policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.