Ballina Shqiperia ime Plagoset me armë zjarri nje 15 vjecar

Plagoset me armë zjarri nje 15 vjecar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, kur një i mitur 15-vjeçar është paraqitur në spitalin e Traumës pasi është plagosur me armë zjarri . Mesohet se15-vjeçari,leshte derguar ditën e sotme në spitalin e Traumës me një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri. Mesohet gjithasjtu se ai aktualiaht ndodhet në sallën e operacionit, ku mjekët po punojnë për të hequr plumbin në trupin e tij.

I mituri raportohet se është plagosur me armë zjarri në kraharor.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe policia është angazhuar për të zbardhur situatën.I mituri ka refuzuar të tregojë se ku ka ndodhur incidenti, duke e bërë hetimin edhe më të vështirë për forcat e policisë. Grupet hetimore janë angazhuar për të mbledhur prova dhe për të intervistuar dëshmitarët e mundshëm.