Ballina Shqiperia ime Plagoset 41-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

Plagoset 41-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore

Policia në Vlorë njofton se një plagosje ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin bregdetar.

Në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A.R 51 vjeç, me precedent penal, ka plagosur me thikë shtetasin Xh.K, 41 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Xh.K është në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Informacion paraprak

Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.