Një vetëvrasje u regjistrua sot në Korçë. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Kuç të Zi.
Sipas informacioneve nga policia një shtetase rreth moshës 64 vjeçe ka pirë fostoksinë në banesën e saj.
Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur në gjendje të rëndë dhe menjëherë kanë lajmëruar shërbimet.
Gruaja është transportuar në spital, por se gruaja nuk ka mundur të mbijetojë. Policia po heton ngjarjen.