Një situatë paniku u shkaktua në një plazh të Rhode Island në SHBA kur një tufë pilivesa prishi qetësinë e pushuesve. Tufa e pafund e pilivesa pushtoi plazhin Misquamicut në ëesterly të shtunën ndërsa pushuesit kanë kapur me video momentin.
Një re insektesh nisi të kalonte plazhin dhe të shqetësonte ata që në atë kohë po shijonin banjat e diellit apo pushonin në rërë.Po shijoja një ditë të bukur në Misquamicut State Beach derisa patëm një apokalips,” tha Stephanie Martin për ëCVB.
Tufat e pilivesave priren të formohen kur insektet ose shumohen në muajt e verës ose kur insektet më të vogla me të cilat ushqehen fryhen në ajër nga shqetësimet e motit ose aktiviteti njerëzor, sipas ëBUR.
Të tjerët qëndruan dhe qeshën me skenën e pabesueshme. Disa fëmijë bërtisnin, ndërsa të tjerë u përpoqën të kapnin insektet që kalonin para tyre me lopata dhe kova. Pilivesat në tufa mund të arrijnë në miliarda dhe mund të jenë aq të mëdha sa sistemet e radarëve mund t’i zbulojnë ato. Ata ushqehen kryesisht me mushkonja dhe miza të ndryshme dhe nuk janë të rrezikshme për njerëzit.