Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi masat e caktuara më datë 21.12.2024, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për 3 shtetas. Konkretisht, për shtetasin:
-B. Dh., 56 vjeç, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;
-I. Ç., 29 vjeçe, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;
-K. J., 40 vjeç, masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.