Deputeti socialist Petro Koçi, e ka krahasuar Partinë Demokratike me organizatën e Hamasit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës, duke thënë se ka është i përfshirë në ngjarje të rënda antishtetërore.
“PD përherë e më shumë po ravijëzohet si Hamasi shqiptar. Një organizatë që projekton aksione të dhunshme me natyrë konspirative dhe paramilitare. Berisha i kompromentuar në ngjarje të rënda antikushtetuese dhe antishtetërore si grushti i shtetit të 26 Majit 96, shkelja e embargos ndaj Milloshevicit, destabilizimi i planifikuar i pasuar nga qindra viktima i 97- ës, grushti i shtetit i 98- ës, Gërdeci, vrasjet e 21 Janarit 2011, sulmet zjarrvënëse ndaj shtetit në 2016, etj vijon të tentojë lufte civile vëllavrasëse”, shkruan ai.
Deputeti socialist shkruan se qëllimi i kaosit të PD nuk është për lirimin e Salianjit, por ka si qëllim rrëzimin e reformës në drejtësi.“Synimi i aksioneve paramilitare të PD nuk është lirimi i Salianjit, i përdorur nga PD për qëllime të ditës, por rrëzimi i reformës në drejtësi, goditja e drejtësisë e sidomos e SPAK, të cilin Berisha e ka shpallur organizate kriminale. Ne duhet ta bëjmë të qartë se do ta forcojmë pavarësinë e drejtësisë e posaçërisht qëndrueshmërinë e sigurinë e mandateve të prokurorëve të SPAK”, shkruan ai.