Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore ka ngrehur alarm për ngarkesat me mandarina që vijnë nga Shqipëria.
AUV ka shtuar masat e kontrollit për ngarkesat me mandarina dhe do të merren mostra për testim për të përcaktuar nëse kanë prezencë të pesticideve mbi nivelet e lejuara në mandarinë.Ngarkesat me mandarina janë ndaluar në pikëkontrollet kufitare deri në rezultatet e analizave laboratorike.
AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet (lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet)”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
AUV ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është përfshirë në lajmërimet e Sistemit Evropian, megjithatë ka marrë masa për të hequr dyshimet.
“Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura… Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte”, ka thënë agjencia më tej.