Ballina Shqiperia ime Përplasi për vdekje të moshuarën me motor, përfundon në pranga 16-vjeçari 

Përplasi për vdekje të moshuarën me motor, përfundon në pranga 16-vjeçari 

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Ostren, ku ka humbur jetën shtetasja S.M., 82 vjeç. Ngjarja është raportuar nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në orën 23:40 të datës 28 gusht 2024.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se 82-vjeçarja është aksidentuar nga një motomjet. Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 16-vjeçar që dyshohet se ishte drejtuesi i motomjetit dhe që ka shkaktuar aksidentin me pasojë vdekjen e të moshuarës.

Motomjeti i dyshuar është sekuestruar nga policia si prova materiale.Sakaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e plotë.