Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. S., 66 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore, në spital.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Topojë, pasi ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Seman. Nga përhapja e flakëve, 19-vjeçari ka pësuar djegie në trup.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., 67 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj, Lushnjë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. M., banuese në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë, pasi në banesën e saj janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.