Një aksident ka ndodhur në Durrës, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe kanë përfunduar në kanal.
Aksidenti ka ndodhur, pranë fshatit Shën Vlash. Në njërën prej makinave të aksidentuara ndodheshin pesë persona, anëtarë të të njëjtës familjes. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Durrësit dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.