Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 56 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.