Një 42-vjeçar është ndaluar nga Policia e Durrësit pasi ishte i shpallur në kërkim se kishte përndjekur ish-të dashurën e tij. Ai akuzohet gjithashtu se ka goditur me makinë edhe automjetin që drejtonte ish e dashura.
Policia ndaloi shtetasin Gj. P., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte”, njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.