Ballina Shqiperia ime Perfundon ne prokurorine Fier 65 vjecari, drejtonte i dehur makinen dhe largohet...

Perfundon ne prokurorine Fier 65 vjecari, drejtonte i dehur makinen dhe largohet nga aksidenti

Policia Rrugore e DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. N., 65 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Më pas, ky shtetas është larguar nga vendi i aksidentit.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.