Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë vunë në pranga shtetasin A. Dh., 30 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dhunuar psikologjikisht, prindërit e tij, si dhe ka qëlluar në ajër, me armën e gjahut që e posedonte pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 16-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë tentuar t’i vjedhin çantën, një 58-vjeçareje.
Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka kallëzuar shtetasja F. M., 40 vjeçe, banuese në fshatin Matjan, se më datë 22.01.2025 është larguar nga banesa babai i saj, shtetasi R. P., 89 vjeç. Po punohet për gjetjen e 89-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.