Ballina Shqiperia ime Përfshihet nga flakët për herë të dytë banesa në Lushnjë

Përfshihet nga flakët për herë të dytë banesa në Lushnjë

Screenshot

Një banesë është përfshirë sërish nga flakët në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnjë.Si pasojë e flakëve është dëmtuar një dhomë e banesës ndërsa raportohet se nuk ka të lënduar. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve bëri të mundur nxjerrjen e një të moshuare e cila ishte e paralizuar

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike, sakaq theksohet se kjo është hera e dytë që banesa përfshihet nga flakët.Ndërkohë shërbimet zjarrfikëse, policia dhe ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes për të shuar flakët dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen.