Ballina Shqiperia ime Përfshihet nga flaket një stan në Fier, rrezikoi edhe zonat përreth

Përfshihet nga flaket një stan në Fier, rrezikoi edhe zonat përreth

Një zjarr ka përfshirë një stan në Mbrostar të Fierit mesditën e sotme  duke shkaktuar djegien e një autokombajne bujqësore.

Zjarri ka qenë në përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar edhe zona të tjera përreth.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë angazhuar  për të shuar flakët, të cilat të  favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar dëme të shumta materiale.