Nje pus nafte i fondit te ndalur eshte perfshire nga flaket mesditen e sotme ne Gjorgoz te njesise administrative Cakran . Ende nuk dihen shkaqet e renies se zjarrit nderkohe qe ne vendngjarje kane mberritur menjehere sherbimet zjarrfikese te kompanise Albpetrol te cilat kane bere te mundur neutralizimin e flakeve vetem brenda disa minutave. Sipas informacionit te marre prane kompanise , ky pus nafte i fondit te ndalur eshte perfshire nga flaket edhe here te tjera ndersa grupi i ekspertizes po punon per shkaqet e renies se zjarrit. Fatmiresisht si pasoje e flakeve nuk ka patur asnje dem pervecse ndotjes mjedisore pasi zona perreth eshte mbuluar nga re te zeza tymi.