Ballina Shqiperia ime Përfshihet nga flakët një furgon në Rrugën e Kombit

Përfshihet nga flakët një furgon në Rrugën e Kombit

Një furgon është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në rrugën e Kombit në segmentin Milot-Morinë.Mjeti ishte ngarkuar me vegla muzikore dhe drejtuesi ka arritur të dalë pa marrë lëndime sapo ka konstatuar flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shkrumboi furgonin ndërsa zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.