Ballina Shqiperia ime Përfshihet nga flakët makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë

Përfshihet nga flakët makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë

Makina e drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë Vlorë, Anjeza Shiko është përfshirë nga flakët një natë më parë.

Sipas policisë, automjeti tip “Volkswagen” u përfshi nga flakët në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar në komisariat, disa persona të dyshuar lidhur me ngjarjen.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë). Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen”, sipas policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.