Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në një fabrikë bojërash në segmentin e autostradës Tiranë-Durrës.
Ministria e Brendshme ka apeluar qytetarët që ta shmangin këtë aks, deri në shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit sakaq në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset.