Fredi Beleri ka folur sot për mediat ndërkohë që fitoi lirinë me një vendim të Gjykatës së Fierit, kur i kishin mbetur vetëm 6 javë nga shlyerja e plotë e tij.
I pyetur nëse do të vijojë karrierën politike në Shqipëri dhe a do të jetë pjesë e garave zgjedhore, Beleri e pranoi se një gjë e tillë do të ndodhë.
Ai shtoi se do t’i drejtohet Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Vendimin e Gjykatës së Fierit, Beleri e konsideron si hapin e parë në rrugën e tij për të gjetur drejtësinë që pretendon.
“Pas 16 muajsh izolim, tani jam i lirë dhe krenar, por definitivisht jo i lumtur. Sepse nuk u rivendos shteti i së drejtës dhe demokracia në Shqipëri, nuk funksionuan institucionet, drejtësia nuk u dha ashtu siç duhej. Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë që na pret. Lufta ime tani ka filluar.
Është e panevojshme të them se do t’i drejtohem Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për gjithçka që jam gjymtuar nga regjimi shqiptar”, ka thene Beleri.