Një burrë që ishte dënuar me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze nëntë vjeçare në vitin 2007 u ekzekutua të martën në Misuri.
Ky është ekzekutimi i 23-të i ndodhur në vitin 2024 në vend.Pothuajse për të gjitha ekzekutimet u përdorën injeksione kimike vdekjeprurëse, me përjashtim të tre që u bënë me metodën shumë të diskutueshme të thithjes së azotit në Alabama dhe një të katërt në Misuri.
Christopher Collings, 49 vjeç, u dënua me vdekje në vitin 2012 për përdhunimin dhe vrasjen e 9-vjeçares Rowan Ford.
Ai rrëfeu se e kishte rrëmbyer, përdhunuar dhe më pas e mbyti kur kuptoi se ajo e njohu.
Më pas ai e fshehu trupin e fëmijës në një gropë, ku u gjet disa ditë më vonë.
Avokatët e Christopher Collings kanë shteruar të gjitha mjetet ligjore në dispozicion të tyre.
Gjykata e Lartë e SHBA hodhi poshtë një kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të hënën e 2 dhjetorit.
Guvernatori republikan Mike Parson hodhi poshtë apelin e fundit për falje në të njëjtën ditë.
Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet amerikane.
Autoritetet në gjashtë shtete të tjera Arizona, Kaliforni, Ohio, Oregon, Pensilvani, Tenesi zbatojnë moratoriume për ekzekutimet, pas vendimeve të guvernatorëve të tyre.