Komisariati i Policisë Mallakastër arrestoi shtetasin I. B., 42 vjeç, banues në fshatin Hekal, pasi në një sipërfaqe toke, pronë publike, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, u gjet e mbjellë, 1 bimë cannabisi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Gjuthashtu nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël cannabisi.