Ballina Shqiperia ime Pensionistët protestojnë sërish ne 12 nentor para Kryeministrise

Pensionistët protestojnë sërish ne 12 nentor para Kryeministrise

Pensionistët do të protestojnë sërish ditën e martën (12 nëntor), për të katërtën javë rresht, para godinës së Kryeministrisë, për të kërkuar pensione dinjitoze dhe minimumin jetik

Këtë gjë e ka bërë me dije “Lëvizja Bashkë”, një prej organizatoreve të kësaj proteste, ku në postimin e saj në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për nivelin e pensioneve dhe i pari për numrin e emigrantëve në raport me popullsinë.minimumin jetik.

Sipas “Lëvizjes Bashkë”, këta që na qeverisin dhe ata që na kanë qeverisur kanë menduar vetëm për të na vjedhur, duke iu bërë thirrje pensionistëve që të dalin para Kryeministrisë.

PROTESTË PËR PENSIONE DINJITOZE DHE MINIMUMIN JETIK

Ditën e martë në orën 10:00 mblidhemi sërish për të protestuar përpara kryeministrisë.

Shqipëria është vendi i fundit në Evropë për nivelin e pensioneve dhe i pari për numrin e emigrantëve në raport me popullsinë.

Këta që na qeverisin dhe ata që na kanë qeverisur kanë menduar vetëm për të na vjedhur. Nuk kanë menduar asnjë ditë për pensionistët, për punëtorët, për shtresën e mesme apo sipërmarrësit e vegjël.

Lëvizja BASHKË dhe grupimi Pensionistët Bashkë iu bëjnë thirrje të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që të na bashkohen në protestën e katërt radhazi për pensione dinjitoze dhe minimum jetik.

Pensionistët protestojnë sërish të martën: Këta