Ballina Shqiperia ime PD koalicion me 25 parti . Rregjistrohet ne KQZ “Aleanca për Shqipërinë...

PD koalicion me 25 parti . Rregjistrohet ne KQZ “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Partia Demokratike dhe 25 parti të tjera opozitare kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit opozitar. Kërkesa për regjistrimin e koalicionit është dorëzuar në KQZ pak minuta para mesnatës. Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronjat nistore “PD-ASHM”.

Bie në sy se PDIU e Shpëtim Idrizit ka arritur paktin me kryedemokratin Sali Berisha, duke u bërë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partitë e tjera të koalicionit do të jenë PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut, PAA e Agron Dukës, PBDNJ e Vangjel Dules apo dhe PDK e Nard Ndokës.

Në deklaratën e partive që firmosën koalicionin thuhet: “Me anë të kësaj marrëveshje, ne bashkohemi sot si forca politike opozitare dhe si përfaqësues të qytetarëve të Shqipërisë, me objektivin primar rotacionin politik, për të fituar bindshëm në zgjedhjet e 11 majit 2025, nëpërmjet krijimit të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur Shqipërisë”.

“Ne sot bashkohemi me një qëllim dhe program të përbashkët për largimin e kësahj Narkoqeverie që ka shpopulluar vendin nga 1 milionë shqiptarë, ka asgjësuar shtetin e të drejtës, ka kapur gjithë institucionet e pavarura, ka përvetësuar pasuritë publike, ka futur krimin dhe korrupsionin në ccdo qelizë të qeverisjes, duke e bërë jetën e shqiptarëve të papërballueshme dhe të pasigurt”.