Moti i keq goditi vendin tonë, ndërsa situata më problematike ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha. 33 familje të evakuuara kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt.
Shiu i dendur i së premtes përmbyti shtëpi, biznese dhe rrugë ndërsa nuk është raportuar për viktima.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për mediat se situata mbetet shqetësuese dhe se edhe shumë familje të tjera kërkojnë të evakuohen.
Ditën e sotme (5 tetor) situata në Vlorë, i është rikthyer normalitetit në pjesën më të madhe të qytetit. Me përjashtim të rrugës së Universitetit, rrugës Albano dhe Romina dhe zonës së kishës.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Fier, Lushnje, dhe Pogradec.