Ballina Tech Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024, ku renditen Shqipëria...

Pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024, ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Pasaporta e Singaporit është renditur si më e fuqishmja në botë për vitin 2024 deri tani, pasi me të mund të udhëtosh në 195 vende të botës pa vizë.

Për 19 vite rreth, Indeksi i Pasaportave “Henley”, i krijuar nga kompania britanike “Henley & Partners”, duke përdorur të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).Renditjen e pasojnë pasaportat e Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, që ndajnë vendin e dytë, me të cilat qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 192 destinacione

Renditjen e pasojnë pasaportat e Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës, që ndajnë vendin e dytë, me të cilat qytetarët e këtyre vendeve mund të udhëtojnë pa viza në 192 destinacione

Shtetet e Bashkuara, që deri në vitin 2014 kryesonin këtë renditje, kanë rënë poshtë tashmë, në vend të tetë, pasi pasaporta amerikane të lejon të udhëtosh pa viza në 186 shtete.

Shqipëria renditet në ved të 43-të në këtë indeks. Pasaporta jonë të mundëson të udhëtosh pa viza në 123 shtete. Ndërsa Kosova renditet 20 vende më poshtë, në të 63-tin, me pasaportën e saj të vlefshme për të udhëtuar pa viza në 79 destinacione.

10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2024

1. Singapor (195 vende)

2. Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Spanjë (192)

3. Austri, Finlandë, Irlandë, Luksemburg, Holandë, Kore e Jugut, Suedi (191)

4. Belgjikë, Danimarkë, Zelandë e Re, Norvegji, Zvicër, Mbretëri e Bashkuar (190)


5. Australi, Portugali (189)

6. Greqi, Poloni (188)

7. Kanada, Çeki, Hungari, Maltë (187)

8. SHBA (186)

9. Estoni, Lituani, Emiratet e Bashkuara Arabe (185)

10. Islandë, Letoni, Sllovaki, Slloveni (184)