30-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka djegur dy automjete në pronësi të xhaxhait të tij.
Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa gjithçka duket se ka ndodhur pas një konflikti për pronat.
30-vjeçai i shpallur në kërkim është identifikuar si shtetasi Marjus Xhepa.
Tiranë
I vuri zjarrin 2 automjeteve, gjatë natës, identifikohet dhe shpallet në kërkim 30-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ishin djegur 2 automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit G. Xh., 66 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.
Nga veprimet e para hetimore është identifikuar autori i dyshuar, shtetasi M. Xh., 30 vjeç, i cili dyshohet se për motive pronësie, ka djegur 2 automjetet e xhaxhait të tij.
Vijon puna për kapjen e 30-vjeçarit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.