Pak minuta pasi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme u paraqit ish-drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit, njëherësh dhe ish-drejtor i OSHEE-së, Ardian Çela, në SPAK është parë të futet edhe deputeti i PS-së Xhemal Qefalia.
Qefalia theksoi se “është në SPAK si person që ka dijeni për hetimet”, por pa përcaktuar se për çfarë hetimesh të SPAK-ut bëhet fjalë.Ajo për të cilën mendohet se është thirrur ligjvënësi socialist, mund të jetë hetimi i dosjes së demonstratës së dhunshme të 21 janarit të vitit 2011, të thirrur në atë kohë nga PS-ja në opozitë ku dhe mbetën 4 protestues të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.