Këngëtarja e njohur shqiptar, e kthyer në vëmendje ditëve të fundit pasi u gjet në një stacion metroje në New York, është shfaqur sot e kuruar. Pamjet i ka publikuar biznesmeni shqiptar Elton Ilirijani, i cili mori përsipër strehimin e saj. Simaku shfaqet e grimuar dhe në supe mban flamurin shqiptar, të cilin në një moment e puth.
Me flokët e valevitura, grim të lehtë, Parashqevi Simaku, ne video shfaqet duke puthur flamurin kombëtar.
Ilirjani shkruan: “Parashqevi Somaku falenderon veçanërisht Kryetarin e Bashkisë Kavajë! Dhe ajo thotë: Zoti ju Bekoftë! Inshalla shihemi së shpejti”.